Tragjeditë në galeritë e vdekjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Puna ne Minierat e kromit ne Shqipëri konsiderohet si një ndër profesionet më të rrezikshme dhe kjo për shkakun e vetëm se humbjet e jetës kapin shifra alarmante, ndërkohë që biznesi i kromit vazhdon te lulëzoje. Vetëm në 5 vitet e fundit në galeritë e tyre kanë humbur jetën 18 persona. Më 18 tetor 2011, shpërthimi i mori jetën minatorit Naim Bytyçi dhe plagosi 8-të të tjerë. Pa kaluar një muaj, më 11 nëntor Fetah Shehu minatori 55 vjeç humbi jetën në minierat e Bulqizës në galerinë nr.66. Edhe viti 2012 solli sërish viktima ku në qershor Dilaver Koçi humbi jetën dhe më 10 Gusht një tjetër minator 63 vjeçar mbeti poshtë një masiv shkëmbor. Ne gusht te te njëjtit vit bilanci u përkeqësua, pasi dy minatorë humbën jetën. Aksidentet vazhduan edhe në vitin 2013. Minatori Bujar Sorioci mbeti i bllokuar në minierë, ndërsa tre persona u arrestuan për shkelje te kushtet e sigurisë. Në vitin 2014 Kujtim Liçi 42 vjeç u plagos rëndë në minierën e Matit. Edhe pse u soll me helikopter në Tiranë nuk mundi t?u mbijetojë plagëve. Po ne 2014-en Shkëlqim Pisli ndërroi jetë në minierën e Curjes në Mat, për t?u pasuar nga ngjarja tragjike e 19 gushtit ku dy persona u zunë nga masivi shkëmborë në minierë. Viti qe lame pas solli te tjera viktima. Gjashte persona gjeten vdekjen në galeritë e minierave të Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form