100 vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Meta nderoi këtë të enjte veprën dhe kujtimin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta.Kreu i shtetit u përul me respekt para shtatores së burrit të madh të kombit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë në 1912 në Vlorë dhe vendosi një buqetë me lule.?Ju falënderoj që keni gjetur kohën për të shoqëruar këtë moment, të përuljes përpara shtatores të themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit në këtë 100-vjetor të kalimit të tij në përjetësi, për shkak të veprës së tij të ndritur që ai me shumë patriotë të tjerë realizuan më 28 Nëntor të vitit 1912!?Meta u shpreh gjatë fjalës së tij para gazetarëve se është momenti që të gjithë të angazhohen për forcimin e shtetit shqiptar për ruajtjen dhe lartësimin e simboleve kombëtare, por njëkohësisht edhe për përmbushjen e ëndrrës së nismëtarëve të pavarësisë për një Shqipëri plotësisht europiane?.Vdekja e Ismail Qemalit në Itali, stërnipi i tij rrëfen rrethanat misterioze.Këtë të enjtë u bënë plot 100 vjet nga ndarja nga jeta e babait të Pavarsisë Ismail Qemalit.Për këtë arsye në Vlorë, qytetin ku babai i kombit shpalli pavarësinë u zhvilluan  një sërë aktivitetesh përkujtimore.Homazhet u zhvilluan pranë varrit të tij ku morën pjesë të afërm, intelektualë dhe figura të njohura të politikës shqiptare.Për herë të parë nipi i firmëtarit të pavarësisë Nedin Vlora u ndal tek rrethanat misterioze e vdekjes së Ismail Qemalit në Peruxha të Italisë.Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit në universitetin e Vlorës u mbajt një konferencë shkencore në nder të tij.Referuesit e pranishëm sollën në vëmendje rolin e madh të Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë sonë kombëtare dhe aktivitetin e Qeverisë së Vlorës për konsolidimin e shtetit të ri shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form