http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë mbeldhur këtë të enjte në Bruksel në një samit dy ditor ku do të diskutojnë për postet kyçe drejtuese të bllokut: Presidentin e ri të Komisionit, buxhetin, problemet kryesore me të cilat po përballet unioni, ndryshimet klimatike dhe dezinformimin.Por, partitë popullore europiane dhe aleanca e re mes Liberalëve dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët i kanë votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e ri, nuk kanë një emër konkret të atij që do të zëvendësojë Jean Claude Junker.Për miratimin e një kandiati kërkohet një shumicë e përforcuar në Këshill, pra pëlqimin e të paktën 21 nga 28 vendet e BE-së.Deri më tani kanë qarkulluar disa emra për presidentin e ri: eurodeputeti gjerman Manfred Weber; Nënkryetari I Komisionit Frans Timmermans, Komisionerja Margrethe Vestager, e negociatori për Brexit, Michel Barnier.Por, presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka shfaqur një mbështetje të hapur ndaj Webber, kandidatit favorit të kancelares gjermane Angela Merkel. Grupet Liberale dhe Socialiste në Parlamentin Europian kanë bërë të qartë se tani për tani nuk do ta mbështesin Ëeber.Megjithatë Merkel e Macron do të takohen gjatë samitit për të folur më tej për këtë ccështje. Pas zgjedhjeve Europiane, grupet e mëdha të qëndrës së djathtë dhe të majtë shënuan humbje të lehtë, ndërsa të gjelbërit, liberalët dhe partitë euroskeptike kanë shënuar rritje. Një gjë e tillë e komplikon mbështetjen e shumicës për kandiatin favorit për postin e presidentit të KE.Këshilli Europian nga ana tjetër po përballet me një presion të jashtëzakonshëm për të arritur një marrëveshje për kreun e saj përpara se Parlamenti i ri të mblidhet në seancën e parë plenare në Strasburg më 2 korrik.