Takimi Rama-Junker në Bruksel - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian mbështet integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Këtë garanci dha kryetari i Komisionit, Jean Claude Juncker, ne takimin e tij te pare qe pas marrjes se këtij posti, me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne Bruksel. Rama dhe Juncker diskutuan mbi perspektivën europiane te vendit, marrëdhënien e Shqipërisë me BE-ne dhe rolin e saj konstruktiv ne rajonin e Ballkanit. Juncker premtoi se unioni do të vazhdojë të ofroje asistencë që vendi të ecë përpara në procesin e pranimit në BE. Biseda u fokusua edhe tek përmbytjet e fundit ne disa zona te vendit, per te cilat komisioni mobilizoi ndihmën e emergjencës nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile. Shefi i qeverise shqiptare e komentoi me nota pozitive bashkëbisedimin. ?Takim tejet inkurajues me presidentin e Komisionit Europian, Juncker, ku dëgjuam fjalët me te mira per reformat tona shtetndërtuese?, komentoi Rama ne rrjetin social Facebook. Gjate qëndrimit ne Bruksel, Rama ka ne axhendë edhe nje takim me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, qe do te pasohet nga nje konference për shtyp.

Share This Video


Download

  
Report form