http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Britanisë per te braktisur unionin ka shqetësuar vendet e Bashkimit Europian, veçanërisht ato qe e themeluan ate. Ministrat e Jashtëm te Francës, Italisë, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut takohen kete te shtune ne Berlin per te diskutuar mbi kete çështje, përshpejtimin e daljes se Britanisë nga unioni dhe per t?i bindur anëtaret e tjere te mos bejne te njëjtën gjë. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier deklaroi përpara takimit se askush nuk do ta vjedhë Europen, ketë projekt paqeje dhe stabiliteti.?Nuk duhet te ndërmarrim veprime te tensionuara , duke pretenduar se i kemi te gjitha përgjigjet. Pas vendimit te britanikeve per t?u larguar s?mund te biem ne depresion dhe paralize?.Samiti i pare i liderëve te BE ku nuk do te jete e pranishme Britania do te mbahet ditën e mërkure, nje dite pasi kryeministri Cameron te zhvilloje bisedime me vendet anëtare. Aty pritet të theksohet kërkesa e Brukselit dërguar Londrës që bisedimet për largimin te nisin sa me shpejt. Cameron tha se preferon që bisedimet e largimit t?ja kalojë pasardhësit të tij, por kreu i komisionit europian Jean-Claude Juncker ka kërkuar qe negociatat te nisin menjëherë. Ne nje interviste per televizionin publik gjerman ARD ai paralajmëroi se divorci mes Britanisë dhe BE nuk do te jete konsensual, pasi nuk ka qene as ndonjë histori e madhe dashurie.