Krerët e Bashkimit Europian sot në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, mbërrijnë pasditen e sotme në Tiranë, për të dhënë mesazhin e mbështetjes për procesin e integrimit europian. Mësohet se zyrtarët e lartë do të priten në selinë e kryeministrisë me një ceremoni ushtarake, e cila do të pasohet me takimin me delegacionin shqiptar, të drejtuar nga Edi Rama. Ndërkohë që është parashikuar edhe konferencë e përbashkët për shtyp.Takimi do të fokusohet tek reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, me qëllim përfitimin e vendimit nga ana e Brukselit, për çeljen e negociatave te anëtarësimit. Vëmendje e veçantë do t?i kushtohet zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë, si kriteri kryesor që BE i ka vendosur Tiranës zyrtare për t?u plotësuar. Gjithashtu do të flitet edhe për kriteret e tjera, si lufta kundër krimit e korrupsionit, të drejtat e njeriut e reforma në administratën publike.Pjesë e vizitës së Presidentit Juncker dhe komisionerit Hahn është edhe takimi me Presidentin e Republikës Ilir Meta, i cili do të zhvillohet paraditen e së hënës. Vizita e krerëve të KE-së vjen si pjesë e turit në vendet e Ballkanit Perëndimor.Pak ditë pare komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn, tha gjatë një interviste për mediat gjermane, se ?Komisioni Europian do t?i rekomandojë vendeve anëtare të Bashkimit Europian të hapin në verë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë?. Sipas tij, dy vendet dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme.

Share This Video


Download

  
Report form