Report TV - Debati për pronën, vritet me armë zjarri nga miku i familjes një person në Lezhë

Report TV 2019-06-21

Views 1

Tronditet Lezha! Një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Mërqisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa viktimë ka mbetur, Gjin Marku. Sipas policisë së Lezhës Marku është vrarë nga T.Gj nga fshati Kashnjet, i cili ishte mik i familjes së viktimës.

Shkak për këtë vrasje është bërë një konflikt për motive pronësie mes viktimës, Gjin Marku dhe autorit T.Gj. Nga pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com, shihet edhe vendi i ngjarjes ku u vra Gjin Marku. Aty ndodhet edhe një makinë tip 'kamionçinë' e ngarkuar me balla të vogla bari.

Uniformat blu shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërsa pas identifikimit të autorit të vrasjes efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe po punojnë që ta vënë në pranga.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë që tronditi qytetin e Lezhës mëngjesin e sotëm.

Share This Video


Download

  
Report form