Vritet me arme nga miku i familjes nje person

RTV KLAN 2019-06-21

Views 1

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri këtë të mërkurë në Lezhë. Viktima është Gj.Marku dhe sipas policisë ai u vra nga një mik i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta.

"Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj., mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë", thotë policia në një njoftim paraprak.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form