Report TV -Atentat me armë zjarri në Tepelenë, plagoset një 30 vjeçar

Report TV 2019-06-11

Views 1

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Saimir Gjoka 30 vjeç është qëlluar teksa po kthehej në banesën e tij në fshatin Turan në Tepelenë.

Ai ndodhej në automjetin e tij tip 'Benz' në momentin kur u qëllua nga atentatorët, ndërsa plumbat e kanë kapur në krah.30-vjeçari nuk rezulton i skeduar më parë nga Policia e Shtetit ndërsa për ngjarjen po hetohet në dy pista.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe një nga komshiet e të plagosurit ku ka thënë se është një dajlë i mirë.

"Në gjumë ishim kur qëlluan me breshër, kujtuam se kanë ardhur të vjedhin kopetë. Për të parë skemi parë gjë. Djali është shumë i mirë. Djali ka ikur si gjithnjë tërë ditën fle brenda iku për të na marrë ujë dhe ushqime dhe do të vinte. Por Saimiri nuk kishte ardhur. Dëgjoj djalin me nusen që po flisnin.

Ndërsa nëna e të plagosurit ka thënë: "Cfar është pse jeni ngritur i thash nusesh? Mua më tregoi nusja nuk e dua këtë as për hasmin se dua këtë gjë. Djali im nuk ka konflikte me asnjë njeri djali ska lidhje me atë vajzë unë nuk e njoh. Se besoj unë nuk e di të ketë lidhje me atë gjë plagosja e djalit. Unë sdi asgjë, presim të vije djali të na thotë."

Ndërkohë sapo policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes është ndaluar edhe një person tjetër, Krena Mamaj i cili po udhëtonte me makinën e tij. Policia e Shtetit ka dyshuar tek personi në fjalë dhe vendosi të ushtrojë kontrolle në banesën e tij. Pas kontrolleve policia gjeti kanabis si dhe 200 rrënjë po kanabis të mbjellura në tokë. Më pas polcia bëri arrestimin e Mamaj për kultivim dhe posedim të lëndëve

Share This Video


Download

  
Report form