Një 37 vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje pranë Pallatit me shigjeta. Vilion Sakollari 37 vjeç ka mbetur i plagosur dhe për pasojë është dërguar në spitalin 'Nënë Tereza' ku po merr mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se ai ishte punonjës i parkut të Minsitrisë së Brendëshme
Po të njëjta burime thonë se ai është qëlluar 4 herë duke marrë plagë të rënda në trup por ende nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në rrugën ?Irfan Tomini? Ende nuk dihet se kush janë autorët e këtij atentati ndërkohë policia ka mbërritur në vengjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur ngjarjen