Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës së qytetit mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 19:00.
Sipas informacioneve të para të policisë, një person ende e paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të plagosur shtetasin Dritan Kasneci, i cili ishte i ulur në një bar kafe (në foto).
Zona ku ka ndodhur ngjarja është një zonë shumë e populluar duke shkaktuar edhe panik tek kalimtarët.
I plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-prane-gjykates-ne-elbasan-nje-i-plagosur/