#rtvora
Gazeta gjermane BILD publikoi 6 audiopërgjime të bisedave të Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak. Përgjimet tregojnë lidhjet direkte që Avdylaj mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, me kandidatin aktual të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbana. Gjithashtu tregojnë angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë Socialiste si dhe për të emëruar në listën e PS-së, si kandidat për deputet Ilir Ndraxhin. Në një nga përgjimet ai komunikon me vëllanë e kandidatit për deputet, si dhe me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani.
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Titi si je?
Astrit Avdylaj: Si je Arjan, si je, çkemi?
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirë mirë
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Hiç mirë, ja po luaj me çunin. Mirë jeni?
Astrit Avdylaj: Asgjë të mora për qejf. Kam thirr andej apo akoma?
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Për ku ?
Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait (Ilir Ndraxhi) apo jo?
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Jo mo, ai tha që do takohet me ty, dje kishte qenë Juvja ose nuk e di. Takoi Julin dhe tha do vijë nesër. Mori në darkë vonë rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.
Astrit Avdylaj: Po
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Dhe pastaj do takohej edhe me atë. Por me Gjushin ( Vangjush Dako, kryetar i bashkise Durrës) në fakt takohet për punë pune...
Astrit Avdylaj: Mirë mirë, unë po pres me një fjalë. Nëser, pasnesër më tha ai mua (Vangjush Dako, kryetar i bashkisë Durrës), kupton. E kena në xhep si më thon, e kupton vëllain tat.
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po
Astrit Avdylaj: Ne vetëm po presim, ai më tha mua në 25, ishte aty edhe Eltoni (Arbana). Eltonit i dha o të 10 o të 11.
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Elton Arbana, epo mirë
Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu...me një fjalë tek lagjia ime me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuyar njerëzit, çdo njeri. E kam shumë shumë dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai siper (Edi Rama) që duhet të na shofi me një kështu...
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë
Astrit Avdylaj: Do të jap një 10 me 0 (fitore) që edhe ai vetë të habitet (Edi Rama)
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji telefon Julit, mos shkoni të pini kafe atje te puna.
Astrit Avdylaj: Mirë, rrob zoti
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit
Astrit Avdylaj: Po e kem, a se e bëj vetë pa merak
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit
Astrit Avdylaj: Asgjë
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirupafshim
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gazeta-gjermane-bild-publikon-pergjimet-mes-vangjush-dakos-dhe-astrit-avdylajt
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Face...