Shembja e 18 pallateve në Shijak/ Kreu i Bashkisë Elton Arbana për Report Tv: Preken 451 familje

Report TV 2020-05-13

Views 2

Kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Merin Maçi është shprehur se nga shembja e këtyre 18 pallateve preken 451 familje. Ai është shprehur se të gjitha familjet në Shijak kanë përfituar bonusin e qirasë.

"Kjo është lagjja më e prekur, kemi një plan të detyruar vendor dhe kjo është një nga vend zhvillimet që do të bëhen nga e para. 18 pallate që do të shemben. 2900 aplikime te portali "Shtëpia ime", që është mbyllur 28 shkurt. Është bërë vlerësimi i këtyre dosjeve, 451 familje që i nënshtrohen procesit të shembjes së këtyre 18 pallateve. Shembja e këtyre banesave nuk vjen si dëshirë e pushtetit vendor, por për shkak të fatkeqësisë natyrore. Të gjitha familjet që e kanë shtëpinë në nivelin DS4 kanë marrë bonusin e qirasë, të gjithë e kanë marrë bonusin e qirasë", tha Arbana.

Share This Video


Download

  
Report form