#rtvora #oranews
Në Laç nisi shembja e 7 pallateve të shpallura të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.
Objektet 5 katëshe kishin marrë dëmtime të rënda në strukturë dhe ekspertët vendosen të rrëzohen pasi përbëjnë rrezik.
Procesi po monitorohet nga nga forcat e policisë, ndërsa të pranishëm ishin dhe banorë të pallateve dhe pronarë të bizneseve në kat të parë.
"7 biznese të miat dhe dy banesa."
Banorët e 7 pallateve kanë përfituar bonusin e qirasë deri në rindërtimin e shtëpive. Plani i qeverisë parashikon ndërtimin e një lagjeje të re në qytetin e Laçit.
"Ky proces do të ketë dhe listë të shtuar të pallateve në qytetin e Laçit, praktikat e të cilave akoma nuk kanë përfunduar. Janë kompanitë e projektimit që janë porositur për të paraqitur disa variante për ndërtimin e këtyre pallateve. Është bashkia Laç që do të bëjë zgjedhjen e shesheve të ndërtimit."
Bashkia e Kurbinit ishte një nga më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit ku u dëmtuan disa qindra shtëpi.
Rreth 60 pallate deri më tani janë shpallur të pabanueshme nga grupet e inspektimit vetëm në qytet, ndërsa shumë më tepër shtëpi të dëmtuara ka në zonat rurale.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ikmt-ka-nisur-punen-shembjen-e-7-pallateve-te-shpallur-te-pabanueshem-ne-lac
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp