#rtvora
Gazeta gjermane BILD ka publikuar audiopërgjimet mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt për blerjen e votave. Biseda e transkriptuar është në anglisht, ndërsa audio është në shqip.
Gjashtë audiopërgjimet janë pjesë e një dosje vëzhgimi të ligjshme mbi investigimin kriminal 339/1 2017,i zyrës së Prokurorisë së Antimafias sa i takon aktivitetetit kriminal ndërkombëtar të drogës të njohur si klani kriminal i Avdylajt në qytetin e Shijakut në Durrës.
Ne nje audiopergjim Avdylaj flet me një votues të cilit i kërkon të votojë kandidatin e PS-se, Ndraxhi dhe jo Gon Duken dhe për këtë i premton dhe një kafe.
Audiopergjimi
Në nje audiopërgjimin Astrit Avdylaj flet me një votues të cilit i kërkon të votojë për Ilir Ndraxhi dhe jo Agron Dukën.
Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?
Votuesi: A je mirë?
Astrit Avdyli: Si je?
Votuesi: Mirë vëlla.
Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.
Votuesi: Oooo shef Astriti?
Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?
Votuesi: A je mirë lale? Je njish për zotin.
Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.
Votuesi: Ma the një dite tek shpija.
Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, se mos thuash ndonjërit o Gon Duka. Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.
Votuesi: Unë po të them, e marr për çdo gjë
Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?
Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njifem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njifem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.
Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.
Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.
Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.
Votuesi: Me Jarin?
Astrit Avdyli: Po.
Votuesi: E mirë, i them unë
Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është?(duke ju referuar pagesës për votat)
Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?
Votuesi: Kur të duash ti
Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.
Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/audiopergjimi-i-bild-shef-astriti-i-premton-kafe-votuesit-te-votuar-ndraxhin-dhe-jo-gon-duken
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz