Report TV - Leyla Moses: Media e bazuar në fakte, themel i demokracisë

Report TV 2019-06-06

Views 1

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Leyla Moses Ones, ka marrë pjesë në konferencën që u zhvillua sot në vendin tonë mbi lirinë e medias dhe mbi kontrollin e fakteve. Ajo u shpreh se më shumë vëmendje duhet t?i kushtohet kontrollit të fakteve për vërtetësinë e lajmit dhe se media e bazuar në fakte është një themel i qenësishëm i demokracisë. Media duhet të tregojë e të flasë të vërtetën. Propaganda, informacioni i rremë dhe keq informimi kërcënojnë sot mediat e pavarura kudo në botë. Puna për të përmirësuar cilësinë e gazetarisë në Shqipëri dhe në rajon nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme.
Në këtë konference u mblodhën të gjitha agjencitë ballkanike që merren me kontrollin e fakteve në informacionet që publikohen.

Share This Video


Download

  
Report form