Rreth 60 të rinj nga Lezha, Kukësi, Shkodra, Puka dhe Korça, kanë dhënë opinionet e tyre me anë të eseve, për mënyrën se si e konceptojnë demokracinë. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, gjatë takimit me të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet ka thënë se perceptimi i tyre për demokracinë, është një tregues i qartë se si funksionon sistemi në vendin tonë.
Në takim ka qenë e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u ka kërkuar të rinjve, që të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre ndaj institucioneve, si e vetmja formë për të ecur përpara.
Për 4 esetë më të mira, u shpërndanë edhe certifikata mirënjohje. Të rinjtë po sot, në kuandër të projektit të OSBE për njohjen e institucioneve shtetërore kanë zhvilluar një vizitë edhe në zyrën e presidentit të Republikës, kryeministrit të vendit dhe kryetarit të Parlamentit.