Report TV -Treg i ri agro-ushqimor në Farkë e Lundër, Veliaj: S'ka më qira të larta

Report TV 2019-06-05

Views 2

Tregu "Agro-Ushqimor" në zonën e Kasharit, tashmë nuk do të jetë e vetmja hapësirë ku tregtarët do të mund të shesin produktet e tyre me shumicë. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u mor vendimi për ta thyer monopolin e tregut të shumicës, duke ndërtuar një tjetër treg në zonën e Farkës dhe të Lundrës. Ky i fundit, do të jetë në pronësi të shtetit dhe tragtarët nuk do të paguajnë më qira "të kripura", siç ndodh në Kashar.

"Nuk mund të kemi një monopol ku çdo fermer i yni duhet të paguajë një taksë shumë të lartë që të hyjë te një privat, që e kishte nga ish-qeveria e kaluar. Kemi vendosur që bashkia, në anën tjetër të qytetit, në zonën e Farkës dhe të Lundrës, të hapim një treg agro-ushqimor të shumicës, për t?i thënë njerëzve që ke dy mundësi: tregun e shtetit dhe atë të privatit", njoftoi Veliaj.

Kujtojmë që nga investigimi i Shqiptarja.com dhe Report TV rezultoi se tregu agro-ushqimor në Kashar, në pronësi 100% të shoqërisë EKMA Albani, kryente abuzime të mëdha me tregtarët. Çmimet që duhet t?i pagunin tregtarët pronarit të tregut ishin më të lartat në rajon, kushtet kontraktore ishin skllavëruese dhe rezultati ishte që tregtarët detyroheshin të transferonin këto kosto jashtëzakonisht të mëdha mbi çmimet përfundimtare të produkteve agro-ushqimore të tregut të pakicës, ndërkohë që pronarët e Tregut Agro-Ushqimor siguronin fitime me vlerë miliona euro.

Vetëm në vitin 2017 norma e fitimit rekord e Tregut Agro-Ushqimor të Tiranës ka qenë 76%: pra për çdo 100 lekë të arkëtuara, 76 lekë janë fitim i pastër për pronarët.

Share This Video


Download

  
Report form