Report TV - Dita e Tokës, Veliaj në farkë, Klosi në Kepin e Rodonit

Report TV 2018-05-14

Views 1

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi, ishte në Kepin e Rodonit, ku u angazhua i gjithë institucioni i ministrisë, punonjësit së bashku me familjarët e tyre dhe të rinjtë aktivistë të Ecovolis në pastrimin e kësaj zonë.

Gjatë një deklarate për shtyp ministri Klosi tha se, rreth 500 punonjës të ministrisë u mblodhën për të pastruar një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, por fatkeqësisht edhe të ndotura.
Tirana kurorëzoi me sukses fushatën e saj të mbjelljeve me 120 mijë pemë të reja, të cilat krijuan një revolucion të gjelbër për kryeqytetin.

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua aksionit për mbjelljen e 1123 pemëve të reja në Liqenin e Farkës, së bashku me anëtarë të Këshillit të Qarkut Tiranë, punonjës të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të Drejtorisë Rajonale të Punës në Tiranë, si dhe dhjetëra qytetarë e biznese të ndryshme.

Kryebashkiaku Veliaj tha se fushata e mbjelljeve jo vetëm i dha qytetit një energji pozitive, por njëkohësisht hodhi themelet e një tradite të bukur bashkëpunimi.

Share This Video


Download

  
Report form