Pas pemës së madhe në sheshin "Skënderbej", kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndezur dritat edhe te pema e "Pazarit të Ri" pasditen e sotme.
Në prani të qytetarëve të shumtë, kryebashkiaku Veliaj çeli zyrtarisht festimet për festat e fundvitit edhe për këtë zonë të Tiranës, e cila është transformuar dhe kthyer tashmë në një hapësirë atraktive dhe mjaft të frekuentuar për kryeqytetasit.