http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndërkohë që Prishtina po përgatitet për samitin e Parisit mes Gjermanisë, Francës, Serbisë dhe Kosovës, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk është i sigurte nëse do të mbahet takimi i ardhshëm më Francë me 1 korrik me taksën ende në fuqi. Vuçiç shprehet se nuk pret që diskutimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të japë efekte.Nuk mund ta di nëse do të ketë takim, pasi po vazhdojnë konsultat e tyre me amerikanët. Kam informacione që edhe Uashingtoni ka qenë i përfshirë në temat e diskutimit për samitin në Paris. Javën e ardhshme do të mbahet mbledhja e Këshillimit të Sigurimit në OKB, por mendoj që takimi në Paris do të jetë shumë më i rëndësishëm për ne, nëse mbahet.Kreu i shtetit serb përsërit se qëndrimi i Beogradit në Paris do të jetë i qartë, i pandryshueshëm. Sipas tij Prishtina duhet të heqë taksën, që të mund të arrihet një kompromis.Unë konsideroj se Kosova është pjesë e Serbisë e ju thoni se është e pavarur, atëherë çfarë duhet të bëjmë. Të gjithë në botë bëjnë sikur janë të përgjumur kur dëgjojnë fjali të tilla.Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thekson se ka dallime te mëdha në sjelljen mes dy vendeve dhe sipas tij qëndrimi brutal i Kosovës tregon dobësimin e saj.