Tiranë, shpërthim te “Komuna e Parisit” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 18

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së mërkurës. Një fuoristradë tip ?Benz? u hodh ne erë në kryqëzimin e lagjes së njohur si ?Komuna e Parisit?, pranë stadiumit Dinamo.Si pasoje e shpërthimit mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Artan Prenga si dhe e dashura e tij ende e paidentifikuar. 35-vjeçari nga Mirdita dhe e reja u dërguan në spitalin Ushtarak ndërkohë që gjendja e Prengës paraqitet e rënduar. Burime ende te pakonfirmuara bëjnë me dije se lënda shpërthyese ka qënë tritol ndërkohë që është aktivizuar në distancë. Ende nuk dihet se cili mund të jetë shkaku i këtij shpërthimi ndërkohë që policia po heton të kaluarën e 35-vjeçarit nga Mirdita, i cili është person me precedentë penalë.

Share This Video


Download

  
Report form