http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka shkruar një tjetër letër publike, por këtë herë jo për kreun e PD, Lulzim Basha por për demokratët. Rama teksa e ciëlson një gabim veprimin e opozitës për djegien e mandateve shprehet se nuk do të ketë shtyrje zgjedhjesh, pasi në të kundërt do të krijohet anormalitet demokratik dhe vendi mund të shkojë në përplasje civile. Duke u ndalur tek zgjedhjet, Rama u kërkonë të gjithë demokratëve që të mos tentojnë që të bllokojnë zgjedhjet pasi do të dënohen dhe se do rrezikojnë lëvizjen e lirë në vendet e BE.