http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gramoz Ruci shfrytëzoi një bashkëbisedim me gazetarët për tiu përgjigjur një sërë pyetjesh në lidhje me jeten parlamentare në vend por edhe situatën politike ne vend.
Kreu I kuvendit replikoi në distancë me Bashën duke pohuar se kuvendi nuk mund të konsiderohet kurrsesi fole kriminelesh, sic e etiketoi një ditë më parë nga Shkodra, kreu I opozitës.
Ruci shtoi se kthimi në kuvend I dekretetit të presidentit Meta për ligjin e teatrit kombëtar nuk u shty, thjesht u dërgua më 20 shtator pasi u kërkua më shumë kohë duke shtuar se nuk e di nëse dekreti do të rrezohet apo jo.
Ai e konsideroi reformen zgjedhore një shqetesim por sipas Rucit kodi elektoral nuk mund të bëhet vetëm nga një force politike por kërkohet bashkëpunim.
?Votimi dhe numerimi elektronik kërkon kohën e duhur për tu bërë në mënyrën më të mirë të mundshme por nga ana tjeter baza e punës për reformes zgjedhore mund të jenë rekomandimet e OSBE-ODIHR.?