Report TV -Avokati i Popullit raport për protestën e 11 majit

Report TV 2019-05-29

Views 2

nstitucioni i Avokatit të Popullit ka zbardhur raportin e sjellë nga vëzhguesit në terren gjatë protestës së dhunshme të mbrëmjes së djeshme që u thirr nga opozita. Por në fakt më shumë se raporti i Avokatit të Popullit, duket raporti i Avokatit të Berishës dhe opozitës. Jo rastësisht, pikërisht në krye të institucionit zyrtarisht të pavarur, ndodhet Erinda Ballanca, ish- avokate personale e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të shumë eksponentëve të Partisë Demokratike, e emëruar në atë rol me propozim të opozitës përgjatë marrëveshjes së 17 majit 2017 mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Në raport mbi incidentet e djeshme Erinda Ballanca fsheh çdo referim mbi sulmet ndaj gazetarëve nga ana e protestuesve (të pranuara edhe nga Lulzim Basha), minimizon sulmet ndaj policëve dhe institucioneve të bëra me shishe molotov nga militantët e partisë, nuk permend aspak sulmet e bëra drejt një protestuesi të shtruar në spital, të rrahur nga protestues të tjerë që e akuzonin padrejtësisht se ishte një i infilturuar nga policia. Erinda Ballanca minimizon edhe ngjarjen e rëndë të plagosjes së mbi 12 policëve në krye të detyrës, ndërsa shqetësimi i saj i vetëm duket të jetë ajo mbi Sahit Dollapin, një drejtues i Partisë Demokratike, i filmuar ndërsa sulmon policët dhe më pas protagonist i një incidenti me forcat speciale. Duke ndjekur të njëjtën logjikë të Partisë Demokratike, Erinda Ballanca kritikon në mënyrë aspak profesionale, veprimet e policisë pa shpjeguar se në ç'mënyrë alternative policia do të duhej të mbronte institucionet dhe jetën e vet nga sulmet e dhunshme të demonstruesve që në të njëjtin raport përmenden.

Paanshmëria e këtij raporti të Avokatit të Popullit tregon më mirë se çdo analizë tjetër se si opozita koncepton administrimin e institucioneve që drejton duke dhunuar, si në këtë rast, edhe pavarësinë e tyre kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form