Report TV - Trazira në protestën e 13 majit? Xhafaj: Mbetët për t’u parë

Report TV 2017-07-06

Views 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar për herë të parë ndryshimet e bëra së fundmi në Policinë e Shtetit.

Për Xhafajn, ndryshimet e bëra i japin një ritëm tjetër punës. Sipas tij ato kanë qenë të nevojshme.

?Cdo lloj lëvizje në polici bën mirë për t?i dhënë një ritëm te ri. Lufta kundër kanabisit edhe në Shkodër është një prioritet, sepse zona të caktuara janë Lazarati me canabis. Kemi harruar se kemi nje Lazarat në Shkodër. Me angazhimin e qeverisë ky fenomen do vijë drejt shuarjes. Për 2017 Shqipëria nuk do jetë në hartën e canabisit. Kjo luftë është një proces që vazhdon gjatë?, tha Xhafaj.

I pyetur nga gazetarët nëse do ketë trazira në protestën e opozitës e paralajmëruar në 13 maj, Xhafaj tha se ?kjo mbetet për t?u parë?

Ai ka ritheksuar se Policia nuk do të përfshihet në fushatën zgjedhore po vetëm do të garantojë që procesi i votimit do shkojë mirë.

Share This Video


Download

  
Report form