Report TV - Protesta te Drejtoria e Policisë, mungon Basha, e pranishme bashkëshortja

Report TV 2019-05-29

Views 0

Vetë lideri demokrat Lulzim Basha teksa vizitoi këtë mëngjes Sahit Dollapin, sekretarin organizativ të PD-së, që u shoqërua mbrëmë nga policia dhe u lirua sot, tha se do të ishte në protestën e opozitës jokuvendore para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Por Shqiptarja.com mëson se kryedemokrati Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk do të jenë në protestë. Para Drejtorisë së Policisë ndodhen aleatët dhe ish-deputetë të PD-së dhe LSI-së.

Në mungesë të tij, në protestë ndodhet bashkëshortja e liderit të opozitës, Aurela Basha. Mbrëmë në nisje të protestës ajo mbërriti me bashkëshortin e saj Basha në selinë blu, por në marshimin drejt kryeministrisë ajo nuk ishte e pranishme duke mos ju bashkuar në asnjë moment protestës që shpërthur në dhunë dhe sulme me bomba molotov ndaj institcioneve.

Mungesa e saj ishte një paralajmërim për dhunën që shpërtheu, pasi në radhët kur ka qenë krah kryedemokratit Basha në marshim dhe gjatë protestës, dhuna nuk është përshkallëzuar në të tilla përmasa si mbrëmë në tubimin përreth 7 orë që u mbyll pas mesnate.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS