Ceremonia per Kacifas, 9 greke ndalohen ne kufi

RTV KLAN 2019-05-29

Views 0

9 shtetasve grekë u është ndaluar hyrja në territorin shqiptar gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitarë të Kakavijës. Ata i kanë thënë policisë së do të merrnin pjesë në ceremoninë përkujtimore të Kostandinos Kaçifas që do zhvillohej në Bularat aty ku ai u vra 6 muaj më parë gjatë përplasje me policinë shqiptare.

Mësohet se 5 prej këtyre shtetasve greke janë ekstremistë dhe lejimi i tyre ne territorin shqiptarë mund të cënonte sigurinë. Ndërsa katër të tjerët janë kthyer me argumentit se nuk kishin dokumentacionin e duhur për të janë ndaluar orët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Ndërsa në fshatin Bularat u bënë homazhe në varrin e Kaçifas dhe gjithashtu u zhvillua një meshe në kishë ku morën pjesë dhjetëra minoritarë grekë.

Nëna e Kaçifas, tha se djali i saj humbi jetën për Vorio-Eprin, për nënën Greqi, për flamurin grek. Sipas saj vdekja e tij i kishte dhënë kurajo dhe se nuk do lejonin askënd të prekin flamurin grek.

Një tjetër përkujtimore do të zhvillohet të dielën ne Janinë. Kjo përkujtimore e zhvilluar në Bularat pati vëmendjen e shtuar të Policisë së Shtetit. Prej katër ditësh agjente të antiterroti ishin zhvendosur në jug të vendit pas informacioneve se ekstremistë mund ta përdornin ceremoninë për të krijuar incidente. Kufiri i gjelbër me Greqinë ishte nën monitorimin e Forcave Delta dhe FNSH për të shmangur hyrjen në mënyre të paligjshme të personave të ndryshëm.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS