Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trupi i pajetë i 35 vjeçarit Kostandin Kaçifas ndodhet ende në morgun e spitalit të Gjirokastrës, pasi familjarët kërkojnë që ndaj trupit të tij të kryhet ekspertiza mjelo-ligjore nga ana e mjekëve grekë. Gjithashtu, familjarët kërkojnë që në hetime të përfshihen edhe prokurorët grekë.
Bashkëshorti i motrës së viktimës tha për Ora News, se situata duhet të qartësohet duke kryer ekspertizën e trupit dhe më pas të bëhet ceremonia e fundit mortore.
Të afërm të viktimës thonë se ngjarja nuk duhet të politizohet dhe të zbardhet se si nisi problemi mes 35 vjeçarit dhe forcave të rendit. Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi tha nga Bularati se familjarët kanë deklaruar se i ndjeri nuk ishte pjesë e partisë ekstremiste greke, Agimi i Artë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/familjaret-kerkojne-ekspertize-nga-mjeket-greke-kostandin-kacifas