Ora News - Çfarë shkruajnë mediat greke për vrasjen e Konstantinos Kaçifas

Ora News Lajme 2018-10-29

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetat greke që qarkulluan të hënën, i kanë dhënë mjaft hapësirë ngjarjes së Bularatit.

Shumica dërrmuese e tyre e ka lidhur vrasjen e Konstantinos Katsifas me atë që e quajnë ?ngritje e flamurit grek?.

?E vranë shqiptarët pse ngriti flamurin bardh e blu?, ?Vritet nga policia homogjeni që ngriti një flamur grek?, ?U ekzekutua pse ngriti flamurin grek? ? këto janë disa nga titujt.

Vetëm gazeta e majtë, ?Efimerida ton Syntakton?, e vendos çështjen në një pistë krejt të ndryshme. Nën titullin ?Një vrasje me shumë pika të errëta?, gazeta thotë se ?në rrethana të pasqaruara, Konstantinos Katsifas doli me kallashnikov në dorë nga shtëpia e tij në Buklarat dhe qëlloi kundër një makine të policisë. Pastaj u largua në drejtim të një mali. Pas një përndjekjeje dhe shkëmbimi zjarri, mbeti i vrarë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cfare-shkruajne-mediat-greke-vrasjen-e-konstantinos-kacifas

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS