GJIROKASTËR - Përvjetori i vrasjes së Kostandinos Kacifas një vit më parë në Bularat të Gjirokastrës, solli brenda 24 orëve të fundit 1800 shtetas grekë në territorin shqiptarë. 7 personave u është refuzuar hyrja për shkak se nuk përmbushnin qëllimin e udhëtimit, ndërsa tre të tjerë kanë qenë të shpallur non grata dhe janë kthyer pa në kufi. Në mesin e të kthyerve është edhe një nga ekstremistët grek, Babis Karathano, aktivitet i organizatave të Vorio-epirit, i cili u kthye mbrëmjen e djeshme nga autoritetet, një personazh në hetim nga prokuroria shqiptare për incidentet e një viti më parë në varrimin e Kacifas. Kacifas ishte ekstremist grek i cili nga kodra e fshatit qëlloi me armë mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë. Ai u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila morri zonën nën kontroll, ngjarje e ndodhur më 28 tetor 2018.
Në ceremoninë përkujtimore, familjarët nuk kanë lejuar median shqiptare, por vetëm atë greke. ?Na thoni pse keni vrarë djalin. Përse më vini këtu, ikni qërohuni" bërtet i afërmi në shqip. Më pas flet në greqisht: ?Jeni turq, vrasës?. Në ceremoninë përkujtimore veç të afërme të të ndjerit kanë mbërritur edhe konsulli grek, Kakisis.