Pa Gjurme: Itali/ Drama e emigrantit dibran, ja si i ndryshoi jeta përpara se të humbte kontaktet!

Report TV 2019-05-29

Views 4

Pjesa e pare dt 8 Maj Pa Gjurme: Itali/ Drama e emigrantit dibran, ja si i ndryshoi jeta perpara se te humbte kontaktet! Vëllai i tij Hamzai kishte pak vite që jetonte në Itali bashkë me familjen, kur vendos të marrë me vete edhe Albertin asokohe një 16 vjecar. Ishte koha kur familja Gjeleshi zhvendoset nga Dibra në Fushë Krujë. Hamzai bashkë me të vëllanë Albertin udhëtojnë drejt Napolit nga ku jetojnë bashkë në një banesë. Alberti pajiset dhe me leje qëndrimi ndërsa kontaktet me familjen vijonte t'i kishte të rregullta. Në vitin 2010 Alberti martohet. Dy vite më pas erdhi në jetë djali i vetëm Samueli. Alberti vendos të kthehet në Shqipëri dhe nis të punojë me vëllanë tjetër Gëzimin në një biznes familjar për dy vite, ndërsa planet e tij ishin që në fillim të muajit prill të vitit 2016 të shkonte përsëri drejt Italisë. Kësaj here Alberti nuk ikën tek shtëpia e të vëllait Hamzait, por te një miku i tij Avni Halili i cili jetonte në Bergamo.

Qëndron atje afro 3 ditë dhe më pas niset për në Gjermani nga ku qëndron 3-muaj dhe fillon punë në ndërtim . Për çdo lëvizje të tij, ai e vinte gjithnjë në dijeni të vëllanë Hamzain, i cili jetonte në Napoli. Në tetot të vitit 2016 Alberti kthehet nga Gjermania në Shqipëri tek familja e tij. Askush nuk i mësoi planet e 35 vjeçarit kur ai u nis përsëri drejt Gjermanisë tek e motra Laureta dhe i pohoi se kishte gjetur një punë që merrej me transferta dhe se mund të mos i përgjigjej në telefon, por gjithsesi ai do të kthehej sërish në shtëpinë e saj.

Dyshimet e para lindën nga këtu, ndërsa të tjera dyshime lindën kur ai nisi të gënjente të vëllanë për lëvizjet që bënte. Lëvizje të cilat kishin filluar të bëheshin kaotike, pasi ai ikte e vinte ndërsa së fundmi i kishte kërkuar para borxh së pari një bashkëfshatari të tij dhe së fundmi pak para se të zhdukej edhe motrës, kjo e fundit i kishte dhënë 1000 euro borxh. Alberti i kishte thënë se kishte gjetur punë në ndërtim dhe shumë shpejt do të bëhej aksioner ndaj i duheshin para.

Në fund të dhjetorit Alberti ka qenë në Itali. Aty është takuar me një bashkëfshatarin e tij te stacioni i trenit në Firence. Muis Koxha e ftoi Albertin për një kafe ndërsa i kishte bërë përshtypje pamja jo e zakontë e 35 vjeçarit, si e një endacaku. Pas këtij moment ai zhduket ndërsa i vëllai Hamzai mëson se ne shkurt të vitit 2017 afro një muaj nga humbja e tij, kishte ngrënë një vakt te Caritasi. Me të bërë denoncimin në polici mëson se po në të njëjtën datë Alberti me një grup prej 5 vetash ka bërë 3 ditë burg në Firence dhe ka dalë nga aty më datë 5 shkurt. Fizikisht në familje mungon që nga data 28 dhjetor 2016 ndërsa u zhduk pa lënë gjurmë në prill të 2017.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS