Pjesa e dyte Dt 28 Nentor Pas pak kohësh, ai i propozon Adrianës që të merrnin një shtëpi me qera, ku edhe do të jetonin bashkë, ndërsa ai do të kthehej çdo mëgjes në shtëpi tek bashkëshortja.
Dyshimet për Adrianën filluan pas 13 vitesh, pasi ai fliste fshehurazi në telefon, të cilin e mbante gjithmonë pas vetes.
"I gjeta mesazhe dhe fliste me shumë persona. Mi mohonte mesazhet. Një natë me kërkon të shkonte tek halla në Devoll. Unë po e përgjoja dhe ajo zbriti në Elbasan. Pas tre orësh shkoi në Devoll."
Këtu fillon edhe historia e rrëmbimit të foshnjës.
Më 20 janar të vitit 2018 më merr në telefon dhe shkon në banesë tek Asllani. Kur hyn brenda ishte me një fëmijë të vogel në krahë rreth 2-3-javësh dhe i tregon që është i një shoqes. Më pas më pohon se tek ai fëmijë kishte pjesën e saj. Bie telefoni, zbret poshtë Adriana me fëmijën në krahë dhe merr një çantë në të cilën kishte brenda euro. Më duhen tha sepse jam pa shtëpi. Doja që të më tregontë se ku e kishte marrë. Dhe edhe pse ushtrova dhunë nuk më tregoi. U largova në mars të 2018 sepse kërcënohesha unë dhe vajza ime. Më thoshin që do të merrnin peng vajzën me dy fëmijët. Pas kërcënimeve të shumta, vendos që të largohet nga Shqipëria drejt Holandës, aty edhe ku denonon për herë të parë gjithë ngjarjen.
Asllan Patrioti
Më marrin në mbrojtje dhe më çojnë në një kamp, ndërsa Adrianën e shpallin në kërkim.
"Vajzën ma kërcënojnë dhe edhe sot nuk kam kontakte me vajzën. Ajo e ka pranuar dhe më tha që i kam njerëzit gati për ndërhyrje. Më pas ajo më tregon që ishte në Zvicër dhe e çoj në polici. Më thanë që nëse shkel në tokë holandeze do ta kapin. Por ajo hyri në Holandë dhe më mori në telefon dhe më tha ishalla vdes që të shpëtojmë nga ty sepse isha në spital unë atëherë. Nga kërcënimet e saj unë do të hidhesha edhe nga ura. Doja që të vetëvritesha. Kur shkova në Lugano vendosa fotot e saj në ccdo cep të qytetit dhe policia atje kërkoi që ta arrestonte por ajo ishte larguar. Për mua 60% ajo jeton në Greqi. Edhe mbrëmë më ka ardhur një telefonatë: Akoma ti nuk heq dorë nga këto?"-rrëfeu ai.
Por mesa duket Asllani nuk është vetëm në rrugëtimin e tij: "Më merr një grua me emrin Mirela më tha se unë do të jem në krah tëndin për çdo gjë. Vetëm për ato që më ka bërë Adriana."