Emisioni ?Pa Gjurmë? risjell këtë pasdite historinë e 19-vjecares Venera Gjolena, e cila u zhduk nga shtëpia e saj në fshatin Vojanik të Beratit, duke lënë në gjumë bashkëshortin dhe djalin. Të premten e kaluar, vajza dërgoi një video-mesazh dhe nuk pranoi të rikthehet në familje, duke pretenduar se ndihej e friksuar, pasi ishte prej vitesh e dhunuar nga bashkëshorti. Këtë të hënë, prindërit e saj nëpërmjet ekranit të Report Tv i dhanë një tjetër mesazh prekës vajzës së tyre me shpresen se ajo do i ndiqte nëpërmjet ekranit.Ndërsa babai, Ismail Avdija, që ka qënë prezent në studio kur foli me të bijwn, i ofroi para dhe çfarë asaj i nevojitet edhe pse nuk dëshiron të rikthehet tek ata.Julia Kalemi një 40-vjeçare shqiptare u zhduk nga banesa e saj në Janinë, mesditën e 10 shtatorit të këtij viti. Bashkëshorti, shtetasi grek Panajotis Gjeorgjadhis iu drejtua emisionit ?Pa Gjurmë? në Report TV me një apel për ndihmë, në kërkim të së shoqes. Menjeherë sapo ky rast u bë publik, në pak minuta mbërritën informacionet e para, se Julia ishte parë këtë të dielë në Tepelenë, në gjendje të rënduar psikologjike. Një qytetar tha se e njeh të humburën, duke pretenduar se e ka parë në qytetin jugor. Gjatë një lidhje live me emisionin ?Pa gjurmë?, nga Vlora, shtetasi grek, rrëfeu ditën sesi u zhduk bashkëshortja Julia. Për habi të familjarëve u zbulua se Julia i ishte drejtuar tokës shqiptare, ku nga verifikimet në sistemin TIMS, rezulton të ketë kaluar me këmbë pikën kufitare të Kakavijës, e vetme. Julia Kalemi apo Fatbardha sikundër njihej në Shqipëri u zhduk nga Greqia krejt papritur, pa lënë asnjë adresë. 40-vjecarja u largua nga banesa në Janinë ku jeton bashkëshorti dhe djali i saj 12 vjecar. 3 vitet e fundit 40-vjecarja kurohej nga depresioni, ndërsa ka tentuar edhte vetvrasjen. Dyshimet e bashkëshortit janë se gruaja e tij është strehuar nga kushërinjtë, të cilët nuk e lejojnë të kontaktojë as me djalin.Ajo është e martuar me shtetasin grek Panajotis Gjeorgjadhis 21 vite më parë.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv