Pjesa e pare dt 7 maj Pa Gjurme- Perballja live/ Akuza mes ciftit per shthurje dhe rrembime, femijet video-mesazh per nenen
Albana nga Dukagjini denoncon dhunën dhe persekutimin psikologjik që ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar mbi të, deri kur ajo vendosi ti japë fund dashurisë me të. Pasi la shkollën përgjysmë pati një tjetër histori dashurie në Velipojë, e cila përfundoi, pasi motra në Tiranë e prezantoi me Rigelsin ish-bashkëshortin e saj, djalin që i përkiste komunitetit rom. Motra nga babai e fton Albanën në Tiranë, ku aty u bë dhe prezantimi parë, që për Albanën pretendohet se ishte një kurth.
Pasi sipas saj, pas këtij takimi me Rigelsin e motra i dërgoi fotot dhe videot ish-të dashurit të saj në Velipojë, cka bëri që Albana të detyrohej të braktiste edhe familjen për të jetuar në Tiranë në shtëpinë e Rigelsit, ai që do të bëhej bashkorti i saj. Problemet e para lindën me vjehrrinë. Javë më pas familja e Albanës erdhën në Tiranë për ta marrë vajzën, por u përballën me kundërshtinë e saj.
Përpos debateve të vazhdueshme në familje në vitin 2009 erdhi në jetë Stiven, ndërsa cifti u detyrua të dilte me qera për shkak të mosmarrëveshjes që kishte Albana me prindërit e të shoqit. 5 vite më pas vjen në jetë edhe djali i dytë Xhoeli. Marrëdhënia mes ciftit në vitin 2018 ishte drejt përfundimit. Pas debatit të fundit që Albana pati njofton të shoqin se do të merrte djemtë duke e bërë faktike largimin e saj drejt Velipojës. 2 ditë më pas Rigelsi e merr në telefon Albanën me kërkesën për të marrë djemtë për festat e fundvitit. Sot Albana është në kushtet që s?mundet të takohet me fëmijët.
Rigelsi i ka bërë denoncim në polici për braktisje të tyre, pasi ia mori në fund të vitit 2018. Pas afro 5 muaj i ati i ka vënë kundra edhe vetë djemtë të cilët nuk duan të takojnë nënën. Në Janar 2019 Rigelsi nisi procedurat për divorc, dhe sipas Albanës ai e kërcërnon përmes avokates së tij, që të pranojë braktisjen e fëmijëve. Është Albana ajo që ka vendosur ta rrëfejë këtë histori. E gjitha kjo, kur ka mbetur dhe pak ditë në pritje për tu zhvilluar seanca gjyqësore?