Dafina dhe Jonid Muçi nga Kruja, prindër të 3 fëmijëve, ishin personazhet e emisionit "Pa gjurmë" në Report Tv. Të martuar në vitin 2008, por që prej disa muajsh të ndarë, historia e tyre ka marrë një tjetër rrjedhë. Drama sociale e familjes ka prekur edhe fëmijët e mitur.
Bashkëshortja Dafina tha në emisionin e kaluar se dilte në chat-line në Facebook, pasi një gjë të tllë ia kërkonte Jonidi për të joshur persona të tjerë kundrejt përfitimeve monetare. I pranishëm vetë në studion e "Pa gjurmë", Jonidi e mohon diçka të tillë dhe thotë se Dafina shkëmbente mesazhe dhe foto erotike në Facebook pa dijeninë e tij.