Report TV -Rama: Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave

Report TV 2019-05-29

Views 0

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit për 'Javën e Europës' u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar detyrat për hapjen e negociatave. "Europa sipas Winston Churchill nuk duhet të kishte limite sot, duhet të ishte një kontinentet që kudo duhet të ndjenim se jemi në shtëpinë tonë. Por projekti madhështor i themeluesve mori më shumë kohë për të plotësuar. Për BE-në dhe ata që e patën kurajon që ta parafytyrojnë si projektin më madhështor politik që njerëzimi ka konceptuar. BE është paqe dhe barazi në diversitet, ndër të tjera, ndërsa për ne, Shqipërinë dhe rajonin, BE është paqe, padyshim është mirëqenie, por qysh në krye të herët dhe deri sot mbetet një proces i pazëvendësueshëm, shtet bërje.

Një vend si i yni ka në dispozicion një mekanizëm kompleks. Pesë prioritetet 35 kapitujt, të gjitha proceset janë as më shumë as më pak se një udhërrëfyes. Ky proces nuk i rëndësishëm se na e kërkojnë nga Brukseli apo kudo, por se na e kërkon detyra ndaj fëmijëve tanë. Nëse duam t'u lëmë një Shqipëri më të mirë se ajo që gjetëm. nuk ka rrugë tjetër, veçse rrugës së të gjitha reformave që vijnë njëra pas tjetrës si produkt i procesit të integrimit.Për fat të keq jo të gjithë dhe gjithmonë e kuptojmë këtë aspekt. Jo të gjithë e vlerësojmë si një proces ku nuk ka palë, cfarë të na ndajë dhe nuk ka pse ta përfshijmë në të përditshmen e beteja politike apo mosmarrëveshjeve tona të natyrshme. Loja politike me integrimin është lojë me të ardhmen, përfshirja e këtij procesi në hapësirën mes llogoreve të betejës politike është cënim i cilësisë procesit dhe dëm për të ardhmen.

Share This Video


Download

  
Report form