Tirane- Kryeministri Edi Rama deklaron se nëse BE do të kishte dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë në dhjetor do të ishin shmangur konfliktet.
Jo vetëm kaq Rama bëri një paralelizëm të institucioneve të BE-së me një komision provimesh dhe më pas është drejtoria që do të vendosë se kur do ta shohë.
"Nëse Shqipëria do të merrte statusin në dhjetor do të kishte pasur më pak konflikt dhe shumë më tepër mundësi për të shkuar më përpara në rajon dhe mbi të gjitha, në fund të fundit nuk është se nëse nuk shkojmë në BE ne nuk jemi europianë. Ne jemi europianë sa janë gjermanët, danezët. Ata janë anëtarë të një Bashkimi ne nuk jemi anëtarë por nuk na bën më pak të drejta për të thënë atë që mendojmë për Europën. Ne duhet vetëm të presim KE që nëpërmjet raport progresit të thotë fjalën e vet nëse ne i kemi qëndruar një për një detyrimeve tona. Në momentin kur ne do të kemi një konfirmim nëse do ta kemi ne kemi bërë detyrën tonë. Në kohë të tjera më të mira Europa nuk do të diskutonte sepse KE do të thotë që e kanë bërë detyrën. Është njësoj si një komision provimesh që thotë që këta e morën provimin dhe pastaj drejtoria thotë prit një minutë se do e shohim në vjeshtë se kemi halle të tjera. Se kështu jemi katandisur në këtë Europë, ku jemi sot. Ne të marrim detyrën para komisionit pastaj të presim drejtorinë cfarë vendimi do të marrë. " tha Rama.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/