Ora News – Negociatat me BE, Rama: Ne i kemi bërë detyrat, të hapen në 2018

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas takimit me homologun italian, Rama dhe Gentiloni dolën në një konferencë të përbashkët për mediat ku konfirmuan bashkëpunimin mes dy vendeve. Për kreun e qeverisë shqiptare, hapja e negociatave është në dorë të Bashkimit Europian, pasi Shqipëria tha ai i ka plotësuar të gjtha detyrat e lëna. Dhe për këtë theksoi Rama, bisedimet duhet të jetësohen në vitin 2018. Ndërkohë, Paolo Gentiloni, konfirmoi mbështetjen e vendit të tij në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, dhe tha se bashkëpunimi në termat e sistemit të drejtësisë është me rëndësi të veçantë.
Kryeministri, Edi Rama, në një konferencë për mediat me homologun italian, Paolo Gentiloni tha se Shqipëria ka bërë gjithçka për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.
Me ndihmën e Italisë, tha kreu i qeverisë shqiptare, bisedimet duhet të nisin vitin e ardhshëm.
Rama: Ne besojmë fort se kemi bërë gjithçka për të hapur negociatat, gjithçka që ka të bëjë me atë që na u vu përpara si detyrë shtëpie dhe jam i sigurtë se me ndihmën e Italisë në radhë të parë, por edhe të vendeve të tjera, gjërat që janë bërë, mund të marrin rëndësinë e duhur, që ta çojmë akoma më tej këtë proces dhe të hapim negociatat për pranim vitin tjetër.
Nga ana e tij, Kryeministri Gentiloni garantoi mbështetjen e vendit të tij për luftën kundër trafikut të drogës, dhe bashkëpunim mes sistemeve të drejtësisë të të dyja vendeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/negociatat-me-be-rama-ne-i-kemi-bere-detyrat-te-hapen-ne-2018/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS