Dy persona kanë humbur jetën pas një përplasje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.
Ata janë dërguar në një spital privat në kryeqytet, por nuk kanë mundur t'i mbijetojnë plagëve të marra. Viktimat janë Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi 30-vjeç.
35-vjeçari ishte pronari i një lokali në qendër të qytetit të Laçit, ndërsa 30-vjeçari ishte djali i xhaxahit të tij
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqërimin e personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.