#rtvora
E diela e Pashkëve ortodokse u përgjak mbrëmjen e sotme në Laç.
Dy kushërinj u qëlluan me armë zjarri në lagjen numër 1 të qytetit. Bëhet fjalë për shtetasit Mikel Jushi dhe Jani Jushi 35 dhe 30 vjeç, djem xhaxhallarësh mes tyre.
"Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore" njofton policia.
Ata u transportuan me urgjencë në Tiranë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të rënda ndërruan jetë në spital.
Njëri nga viktimat mësohet se është pronari i një lokali në qendër të Laçit.
Në vendngjarje mbërriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasje-me-arme-mes-nje-grupi-te-rinjsh-ne-lac-qellohen-dy-persona
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz