Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag: Demokratët të përçarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman , Christian Schmidt ndodhet për vizitë në Tiranë për tu takuar me kryetarin e partisë demokratike Lulzim Basha.I pyetur nga Vizion Plus ish-ministri gjerman i Bujqësisë Schmidt në lidhje me krizën politike në shqipëri shprehet se palët duhet të ulen në dialog. Por ajo çka e shqetëson më shumë deputetin gjerman është çrregullimi ne radhët e demokrateve.Christian Schmidt: ?Qeveria dhe opozita janë pjesë e një demokracie funksionale. Kjo gjithashtu do të thotë se të gjithë kanë një shans të drejtë për të shprehur publikisht pozicionin e tyre. Jo vetëm nga pikëpamja e opozitës, për fat të keq, ekziston shqetësimi se kjo drejtësi nuk ekziston në Shqipëri. Nuk duhet fajësuar veten opozita e cila ka marrë hap ekstrem. Duhet tu kërkohet të gjithëve, posaçërisht qeverisë. Natyrisht, në fund, një parlament i plotë duhet të jetë në gjendje të punojë dhe të marrë vendime. Unë jam i shqetësuar sepse kultura e bashkësisë së të gjithë demokratëve është çrregulluar rëndë?.Ndërkohë i pyetur nga Vizion Plus për mundësitë e zgjidhjes se këtij ngërçi, Schmidt thekson se është garanncia jane gjedhjet e lira e të drejta.Christian Schmidt: Problemet në Shqipëri duhet të zgjidhen para së gjithash nga shqiptarët. Kjo përfshin besimin në mënyrë të besueshme se kriteret Kopenhagenit të BE-së për sundimin e ligjit. Gjermania është një partner konstruktiv dhe i përkushtuar për këtë. Nëse dëshironi të vini në Bashkimin Evropian, ju duhet të pranoni Rregullat e Shtëpisë Evropiane. Kjo përfshin sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Prandaj, pres që gjetjet e prokurorit mbi manipulimin e zgjedhjeve do të hetohen dhe autorët do të dënohen. Testi ardhshëm për këtë do të jetë zgjedhjet lokale në qershor?.Gjithashtu raportuesi për Shqipërinë Christian Schmidt shpreh shqetësimin e tij është për artikulimet rreth tezes se ?Shqipëri se Madhe?. Ai bën apel për vetëpërmbajtje ndërsa thotë se te gjithë duhet te punojnë për integrimin ne Bashkimin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form