Përshtypjet e të huajve për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjithnjë e më shumë mediet e huaja po flasin për Shqipërinë, si një vend jo vetëm i bukur, por edhe me kosto shumë të lirë.Në Tiranë, edhe pse nuk është koha më e mirë për të vizituar muzetë e galeritë që vuajnë temperaturat e larta, nuk është e vështirë të përballesh me grupe turistësh.Kam 10 ditë në Shqipëri. Kam vizituar disa qytete në jug të Shqipërisë dhe disa ditë I kemi shfrytësuar për të bërë plazh. sot dhe dje zgjodhëm që të vizitojnmë kryeqytetin me galeritë, muzetë, bunkerët artistikë, por edhe jetën e natës përpara se të shkojmë në very. Deri më tani, jam mahnitur nga Gjirokastra. Por, edhe Kruja më përqeu shumë. Edhe deti në ju. Megjithatë Gjirokastra ishte një mrekulli.Jam këtu në Tiranë për herë të parë, është dita ime e parë e deri më tani kam vizituar muzeun, galerinë dhe bunkerin. Kam ardhur se më intereson Ballkani dhe historia. Unë studioj për fotografi dhe në këtë udhëtim që ma kanë sugjeruar miqtë e mi, do ta shfrytëzoj edhe për të shkrepur disa fotografi në male e në jugun e Shqipërisë. Thonë që është shumë bukur,por mbetet ta zbuloj në ditët në vijim.Ka edhe nga ato që zgjedhin të rizgjedhin Shqipërinë për të shpenzuar pushimet.Është hera e 7-të që vij në Shqipëri. Të parët e mi janë shqiptarë. Unë kam lindur në Amerikë e jetoj në Hollandë. Vitet e para kam ardhur me vëllezër e motra për të njohur vendin e të parëve. Ishte dhe si një lloj takimi për famijen që u shpërnda në botë. Sot e njoh Shqipërinë mirë. Por, ndryshon cdo herë që vij dhe ka gjithnjë vende të reja për të vizituar. Më i bukuri mbetet qyteti i të parëve të mi, Përmeti.Përshtypjet janë të mira, e ndërsa i pyesim nëse do të riktheheshin edhe një herë në Shqipëri, të gjithë përgjigjen po.

Share This Video


Download

  
Report form