KE: Të hapen negociatat për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-03-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian publikon kete te hene raportin e progresit per Shqiperine.Vizion plus ka siguruar dokumentin ku theksohet se Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore. Per keto arsye Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave per Shqipërinë.KOMISIONI EUROPIANShqipëria dha rezultate konkrete në zbatimin e vazhdueshëm të reformave të BE-së, si avancimi i metejshem i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Autoritetet shqiptare vazhdojnë të zbatojnë një reformë gjithëpërfshirëse të drejtësisë.Komisioni Europian, shton Vizion Plus, ndalet edhe tek perplasja mes qeverise dhe Presidentit per gjykatën Kushtetuese.KOMISIONI EUROPIANShqipëria po bën përparim për të rindërtuar Gjykatën Kushtetuese pas verifikimit të anëtarëve të saj dhe ka emëruar disa anëtarë të rinj. Kjo do të krijojë bazën që Gjykata Kushtetuese të rimarrë funksionalitetin dhe të rrisë besimin e publikut. Ekziston një mosmarrëveshje për një nga gjyqtarët e fundit të emëruar, për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga presidenti i republikës. Komisioni i Venecias do të japë një opinion mbi këtë çështje.Raporti nenvizon dhe denimin e zyrtareve te larte, ku theksohet se ende nuk eshte dhene anje denim perfundimtar.KOMISIONI EUROPIANNë shtator 2019, një ish-ministër i brendshëm u shpall fajtor për shpërdorim detyre, nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dhe u vu në provë për tre vjet e katër muaj, si dhe u ndalua të kandidojë në detyrë publike për tre vjet. Në vitin 2019, 90 rastet e reja u ndoqën penalisht ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë të shtetit me pesë të akuzuar, përveç 102 rasteve të reja në 2018 me shtatë të akuzuar. Asnjë dënim përfundimtar nuk u dha.Nje tjeter çështje që zë vend ne dokumenti e Komisionit Europian per Shqiperine eshte edhe paketa ligjore kunder kokave te krimit te organizuar.KOMISIONI EUROPIANMë 31 janar 2020, qeveria shqiptare ka miratuar një ligj të posaçëm, i cili prezanton masa parandaluese për të forcuar luftën e tij kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke u përqëndruar në veçanti në sekuestrimin e pasurive kriminale.Raporti do te shqyrtohet nga vendet anetare te Bashkimit Europian dhe ne mbledhjen e dates 27 mars Keshilli Europian pritet ti jape drite jeshile per negociatat Shqiperise.

Share This Video


Download

  
Report form