Komisioni Europian: Të hapen negociatat për Shqipërinë - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-30

Views 4

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Gjatë prezantimit të progres raportit për Shqipërinë, komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn tha se vendi ka bërë përparime sa I takon reformave, ku mes të cilave përmendi atë në drejtësi por edhe procesin e vettingut.Komisioneri shtoi se Shqiperia ka bere nje transformim te madh ne sistemin e drejtesise.Por krahas këtyre Hahn, theksoi se të dyja vendet duhet të bëjnë më shumë në fushën e sundimit të ligjit. Ai shtoi se pavarësisht se Shqiëpria e Maqedonia e Veriut kanë ecur poozitivisht përpara, këto vende kanë nevojë të zgjidhin disa çështje që lidhen me papunësinë dhe numrin e azilantëve. ?Ne kemi folur për strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Raporti i këtij viti parashtron progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit perëndimor. Mbeten shumë sfida. Ne do paraqesim të njëjtin rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zbatimi i ligjit dhe stabiliteti mbeten disa nga pikat që duhet të zbatojnë këto vende. Sfida e 3 për këto vende është ekonomia. Vendet duhet të zbatojnë reforma në sajë të përmirësimit të ekonomisë. BE është partneri ynë kryesor por duhen marrë në konsideratë edhe investimet e Kinës. Shqipëria është duke bërë reforma, transformim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë. Ky është një shembull edhe për vendet e tjera. Të dyja vendet kanë bërë progrese.Në këtë bazë komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vendet. Kushti kryesor është reforma në drejtësi. Për sa i përket kapitujve 23-24. Të dyja palët duhet të japin kontribut.?

Share This Video


Download

  
Report form