http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve vendosi me 135 vota pro, që pas shkarkimit nga detyra të Antoneta Sevdarit, anëtari i 11 i KLP-së, të jetë Vate Staka.Mbledhja u shoqërua me debat mes prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Markut dhe prokurorit të Tiranës, Sokol Malaj. Ky i fundit, në emër të 45 kolegeve kërkoi që të rishikohej edhe një herë rregullorja dhe në fletën e votimit mos të shënohej vetëm pro, por edhe kundër e abstenim.Prokurori i Shkodrës, Vate Staka ishte i vetmi që kandidoi për të zëvendësuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdarin. Staka ka kaluar pa asnjë problem edhe procesin e vetingut.