Rama - Blushi debate në asamble - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në pamje të parë, dukej se do të ishte një takim relativisht i qetë mes zyrtarëve të lartë socialistë. Zgjedhjet lokale ishin fituar dhe të gjithë ishin të qetë. Në rend të ditës, Asambleja Kombëtare kishte ristrukturimin e partisë nga degët deri në strukturat drejtuese. Por, kritiku Ben Blushi, nuk mund të rrinte pa debatuar me kryetarin e tij, pasi përsëriti atë që tashmë e ka shndërruar në refrenin e politik të brendshëm se përse nuk ka zgjedhje për kryetar? Në shkëmbimin e replikave, burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama iu përgjigj Blushit, duke i thënë se kishte braktisur betejën dhe se kur të tjerët luftonin për vota, Blushi luftonte kundër PS. Reagimin publik ndaj shqetësimeve të Blushit, u kujdes ta bënte Taulant Balla. Por, Blushi nuk shqetësohet vetëm për respektim të statusit partiak. Ai foli edhe për krizën ekonomike, që sipas tij ka mbërthyer vendin. Gati për t?iu kundërpërgjigjur ishin Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj.Kjo mbledhje e Asamblesë Kombëtare, nisi nën shenjën e diskutimeve për riorganizimit, por se nuk mundi t?i shpëtoi debateve të brendshme.

Share This Video


Download

  
Report form