Debatet në Asamblenë e PS-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetë lidershipi i PS-së u kujdes të publikonte debatet në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare. Nuk munguan qëndrimet sfiduese dhe deklaratat politike për mungesë të demokracisë së brendshme. Ndryshimet statutore, sipas modelit laburist, u kundërshtuan nga një grup deputetësh. Arta Dade kujtoi se vetë laburistët çdo vit zhvillojnë zgjedhje dhe garë të brendshme. Por çka e shqetësoi atë më shumë ishte mungesa e demokracisë së brendshme. Në mbështetje të aplikimit të modelit laburist foli Servet Pëllumbi. Ndërsa Pandeli Majko, kujtoi se debatet për ndryshimet statusore para disa vitesh i kushtuan ndarjen PS-së. Ben Blushi, duke ripohuar oponencën ndaj ndryshimeve statusore, dhe zhvillimeve ekonomike, hodhi sfidën. Dhe përgjigje morri nga disa kolegë të Asamblesë. Përgjigje qëndrimeve kritike ndaj qeverise të Blushit, i dha kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. I fundit që foli në Asamble ishte drejtuesi i saj Gramoz Ruçi, i cili përkrahu idenë për votëbesim të kryetarit Edi Rama në referendum të brendshëm partiak. Asambleja Kombëtare vendosi t?i përcjellë Kongresit të 19 marsit projektstatutin për votim.

Share This Video


Download

  
Report form