Haradinaj shkarkon ministrin serb - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas deklaratave të fundit ka shkarkuar nga detyra minstrin serb të Adminsitrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Haradinaj shkruar se është e papranueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë.?Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.?

Share This Video


Download

  
Report form