http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mielli qe vjen nga Serbia është i një cilësie te ulet dhe nuk përmban vlera ushqyese. Ky është alarmi qe ngre kryetari i unionit te prodhuesve te miellit, Adi Haxhiymeri, i cili thotë se prej dy vitesh shqiptaret konsumojnë mill pa përqindjen e duhur te proteinave. Haxhiymeri i kërkon Ministrisë se Bujqësisë te verifikojnë miellin qe shqiptaret konsumojnë. Nese qeveria nuk do te marre masat dhe te ndaloje këtë miell, prodhuesit ne Shqipëri kërcënojnë se do te mbyllin fabrikat. Kryetari i unionit te prodhuesve te miellit thotë se është e pamundur qe mielli qe vjen i gatshëm nga Serbia është me i lire se gruri normal qe ata blejnë. Ndërsa Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, deklaron se mielli qe vjen nga Serbia është i kontrolluar dhe brenda standardeve qe përcakton ligji ne Shqipëri. Qe prej dy vitesh, prodhuesit shqiptare te miellit akuzojnë se nga doganat shqiptare po hyn miell serb i cilësisë se ulet, i cili hyn si produkt per t?u përdorur per biskota, por qe sipas tyre përzihet me miell normal, dhe përdoret per buke.